Shkup, 28 nëntor – Dëmi i plotë në Teatrin Popullor të Maqedonisë, i bërë nga tifo-grupi “Shvercerat”, është 3.965 euro. Ky vlerësim është bërë nga ana e Komisionit kompetent. Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve, përfshi edhe ngjarjet në TPM-ë, sot shtoi edhe se ky dëm do të kompensohet, gjegjësisht do të vërtetohet edhe personi përgjegjës i cili duhet ta paguaj. Por, sipas tij duhet të ketë përgjegjësi edhe për dëmin shpirtëror, i cili është shkaktuar.
Kryeministri Zaev, me këtë rast theksoi se ka pranuar procesverbal nga Komisioni, por nuk ka arritur ta lexoj, pasi siç potencoi, mbrëmë vonë është kthyer nga Bosnja e Hercegovina.
Ndryshe, sipas raportit të Komisionit, në TPM-ë, është shqyer mbulesa e pesë ulëseve në vlerë prej 125 euro, të dëmtuara kanë qenë edhe mbajtëset e karrigeve, 150 copë në vlerë prej 250 euro. Po ashtu është dëmtuar edhe parmaku i galerisë së parë në pjesën e shiritave zbukurues, edhe atë gjithsej 12 metra, në vlerë prej 250 euro, respektivisht janë shkatërruar zbukurime në vlerë prej 200 euro, si dhe janë thyer pesë drita të dyshemesë, tepihët janë djegur me mbetje duhani, vlera e të cilëve arrin 400 euro.
“Jetojmë dhe punojmë për rininë dhe ata janë e ardhmja jonë. Nuk guxojmë të lejojmë të mirat materiale të të gjithëve, por edhe të mirat shpirtërore, të cilat ky shteti i ka krijuar të jenë të prekshme, të dëmtohen apo në çfarëdo mënyrë të poshtërohen. Reagimi i cili ndodhi në opinion është dhimbje shpirtërore. Atë të cilën e pamë në xhirime ishte arsye e reagimeve serioze. Besoj se këtu ka edhe përgjegjësi individuale, do të vërtetohen dhe do të publikohen për opinionin”, tha Zaev, duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë kalkulime rreth asaj se çka ka ndodhur, kush ka qenë fajtor apo diçka të ngjashme.
Reagimi i tij dhe i partisë së tij, por edhe të shumë partive tjera, siç tha Zaev, ka qenë së “është bërë shumë dëm i madh, dhe ai është shpirtëror”.
“Nëse ata janë të rinj, apo njerëz më të rritur, teatri kombëtar është i hapur për të gjithë dhe duhet të gjithë ta shfrytëzojnë, por dihet nën çfarë kushte dhe rrethana”, apeloi Zaev.
Ndryshe, kryeministri Zaev, përkujtoi se ai ka qenë i pranishëm në pjesën e parë të shënimit të Ditës së Albafatit të Gjuhës Shqipe, në TPM, pas çka në ora 20:30 është larguar.