Prilep, 30 shtator – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Prilep së bashku me kandidatin për kryetar të Prilepit, Ilija Jovanovskin, filloi një sërë debatesh me qytetarët si mënyrë të re të udhëheqjes së fushatës. Në pllajën para Orës së qytetit në qendër të qytetit theksoi se fillojnë me debate komunale, si stil i ri modern i komunikimit me qëllim që me qytetarët të bisedohet për ngjarje të rëndësishme dhe për çështje të cilat i shqetësojnë. “Këtu jemi që të paralajmërojmë praktikë të ardhshme të kryetarit të ri në komunikimet me qytetarët për çështje të cilat i shqetësojnë. Qytetarëve do t’ua tregojmë qëndrimet tona për gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe për perspektivat e Prilepit, dhe do të hapim debat, dhe do t’u përgjigjemi pyetjeve të tyre. Jam i gëzuar që fushata po zhvillohet gjithkund në një atmosferë miqësore, qytetarët janë shumë të interesuar për zgjedhjet lokale, dhe me të drejtë, pse komunat janë segment i rëndësishëm për funksionimin e familjes në jetën e përditshme të qytetarëve”, theksoi Zaev. Sipas tij, pushteti qendror ka për qëllim të vazhdojë me decentralizimin e pushtetit në shumë segmente, ndërsa Prilepi, siç tha, pas një kohe të gjatë meriton ndryshime dhe një jetë më të mirë. Kryetari i LSDM-së paralajmëroi shumë projekte për Prilepin, në mesin e të cilave, tha, është me rëndësi të zhvillohet infrastruktura, të përmirësohen kushtet në mbrojtjen sociale, veçanërisht të zgjidhen problemet për përkujdesjen e fëmijëve në kopshte dhe shkolla të cilat janë në gjendje të keqe. Duke folur për oponentin politik VMRO-DPMNE, Zaev tha se deri më tani ka pasur kryetarë në 57 komuna, por pushteti, tha ai, i ka keqpërdorë paratë. Kandidati për kryetar të Prilepit Ilija Jovanovski tha se debati i hapur me qytetarët është një mundësi e mirë të diskutohet për Prilepin, së bashku me kryeministrin Zaev. Veçanërisht për ardhmërinë e të rinjve.