Shkup, 12 shtator – Jam i gatshëm që të pranoj debat me zotëri Mickoskin kur ai qartë dhe publikisht do të thotë se është kundër bojkotit. Menjëherë pasi që ta thotë këtë, menjëherë do ta pranojmë debatin. Qëndrimet e këtilla definitivisht e çorientojnë të ardhmen e Maqedonisë.
Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e komenton ftesën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për duel televiziv dhe qëndrimin e tij që secili të votojë sipas bindjes së tij në referendumin e ardhshëm.
“E ardhmja e Maqedonisë meriton që gjithmonë të flitet për këtë çështje dhe nga ky aspekt bojkotimi i së ardhmes së Maqedonisë nuk paraqet kurrfarë baze që të ulet të bisedohet”, tha Zaev në pres-konferencën e përbashkët në Qeveri me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.