Shkup, 28 gusht – Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe kryetari i komunës së Kriva Pallankës Borjanço Micevski dhe kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, morën pjesë në përurimin e sallës bashkëkohore shumë-dedikuese në ndërtesën komunale të Kriva Pallankës.
Kryeministri Zaev në këtë rast u takua me kryetarin e komunës Micevski, i cili e ka informuar për aktivitetet dhe projektet vijuese në punën e komunës, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.
Zaev, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se përurimi i këtyre dy sallave, të pajisura me teknologji moderne 3D, fillimisht kanë për qëllim promovimin e turizmit të komunës dhe rajonit.
Realizimi i kësaj iniciativa janë partnerët Qendra për zhvillim të Rajonit të tretë planor verilindor nga Kumanova, dhe të Administratës së fushës së rajonit në Republikën e Bullgarisë në Qystendil.
“Jam i bindur se të dy sallat moderne në komunë do të jenë inspirim edhe për aktivitete të tjera të njerëzve kreativë nga komuna dhe kolegët e tyre nga rajoni”, tha Zaev në këtë rast, dhe potencoi se ky është edhe një prej shembujve të mirë të bashkëpunimit të suksesshëm në programet për Bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Bashkëpunimi ndërkufitar, tha kryeministri, është një prej shtyllave të mbështetjes në politikat fqinjësore të BE-së dhe si qasje strategjike e Komisionit Evropian në Bruksel, dhe, siç tha ai, me këtë projekt konfirmohet përkushtimi ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Nëse merret buxheti total prej 1,28 miliardë dollarë vetëm për Republikën e Maqedonisë, si fond për periudhën parainkuadruese 2007-2020, mjaftueshëm flet për mundësitë që hapen para qytetarëve të vendit tonë dhe në projekte të këtilla të cilët e afirmojnë bashkëpunimin ndërkufitar”, potencoi ai.
Ai, në këtë rast apeloi që edhe më tej të mirëmbahen praktikat më të mira nga marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çdoherë të merret parasysh perspektiva evropiane, dhe shtoi se çdo rrëfim pozitiv dhe ndryshim i nivelit lokal është i rëndësishëm, sepse është edhe një kontribut i rëndësishëm për ndërtim të shoqërisë evropiane dhe shtetit sipas rregullave evropiane.
“Me hapjen e negociatave me BE-në dhe me përmbushjen e obligimeve dhe reformave vendore, krijojmë shtet funksional në të cilin institucionet janë në shërbim të qytetarëve, të hapur dhe llogaridhënës”, tha kryeministri Zaev në vizitën e sotme në komunën e Kriva Pallankës.
Pjesëmarrjen në Kriva Pallankë kryeministri Zaev, mes të tjerash e shfrytëzoi për takime dhe biseda me banorët e këtij qyteti.