Shkup, 16 tetor – Roli i mediave në kushtet e pandemisë së Kovid-19 është me rëndësi veçmas për informimin me kohë dhe të saktë të popullatës, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
“Çdo mirënjohje për punonjësit mediatik që me përkushtim dhe profesionalisht i ndjekin ndodhitë në terren dhe me këtë e informojnë opinionin. Roli juaj në kushte të pandemisë së Kovid-19 është me rëndësi veçmas për informimin në kohë dhe të saktë të popullatës. Ju uroj për angazhimin, vazhdoni me përkushtim, respektoni masat”, ka shkruar Zaevi.