Zaev: Bullgaria është partneri ynë strategjik dhe mik i sinqertë dhe i madh

Shkup, 19 korrik Bullgaria është partneri ynë strategjik  dhe njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri Zoran Zaev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve cilat janë linjat e kuqe për të cilat ka folur presidenti bullgar Rumen Radev i cili në takimin me ambasadorë në vendin e tij ka thënë se mbështetja e Sofjes për Shkupin nuk është e pakushtëzuar.

Zaevi në konferencën për shtyp në Qeveri u përgjigj  se duhet ta lexojë deklaratën e presidentit bullgar për, siç tha, të informohet për atë që ai ka thënë, por ka theksuar se beson se Bullgaria do të jetë mbështetësi avangard  i proceseve tona integruese dhe se fjalët e Radevit janë motivim që të tejkalohen dallimet e komisioneve për çështjet historike.

“Bullgaria është miku ynë i sinqertë dhe i madh, por njëkohësisht është interes edhe i Bullgarisë integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE.  Këtë edhe presidenti Radev edhe kryeministri Bojko Borisov shumë herë e kanë theksuar, ajo që besoj se ndoshta përdorimi i fjalëve  do të thotë edhe motivim i të dyja palëve që t’i tejkalojnë çështjet e hapura të cilat për momentin janë midis të dyja komisioneve për dallimet historike. Besoj se porosia është në atë frymë”, tha Zaevi.

Pikërisht Borisovi dhe Radevi, shtoi kryeministri i Maqedonisë, shpesh flasin se miqësia po rritet, kultivohet  dhe avancohet. “Ne kemi për oblogim ashtu edhe të sillemi të gjithë”, theksoi Zaevi.