Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

45

Shkup, 25 shtator – Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale, është për dënim më të fuqishëm, shkroi sot kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.

“Sjellja e tillë është e turpshme për policinë, e meriton dënimin i cili arriti nga publiku”, theksoi Zaevi në shkrimin.

Kryeministri theksoi se për tu përshëndetur është që Reparti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme e konfirmoi identitetin e pjesëmarrësve në këtë ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme dhe pret që shumë shpejtë, pas rrethanave të konfirmuara të vijojë përgjegjësi e plotë dhe dënim adekuat i të gjithë të përfshirëve në këtë rast.

“Bëmë shumë në ndryshimin e imazhit dhe sjelljes së nëpunësve të policisë dhe nuk do të lejojmë, madje edhe raste të tilla të izoluara, të kalojnë pa përgjegjësi dhe dënim adekuat”, shtoi kryeministri Zaev në shkrimin në Fejsbuk. 

Comments are closed.