Për Qeverinë e RM-së, për qytetarët e vendit tonë dhe për interesat tona strategjike siç janë integrimet euro-atlantike, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shenjë e inkurajimit, dhe për ne do të jetë me rëndësi shumë të madhe t’i referhomei përvojave të Republikës së Malit të Zi nga procesi i saj i anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në takimin me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev i dëshiroi mirëseardhje ministrit Boshkoviq, dhe delegacionit të tij të Ministrisë malazeze të Mbrojtjes, dhe edhe një herë e përshëndeti anëtarësimin e plotfuqishëm të Malit të Zi në NATO dhe tha se ky është sinjal pozitiv për tërë rajonin. Kryeministri Zaev në takim me delegacionin e Ministrisë malazeze të Mbrojtjes, thuhet, informoi për vijimin e reformave në nivel të shtetit, të cilat në mënyrë të përshpejtuar po ndërmerren në drejtim të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht gjatë vijimit të reformave në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe ARM-së.
Kryeministri Zaev i ka cekur hapat që ndërmerren për përmirësimin e standardit të jetesës dhe kushtet për punë të pjesëtarëve të ARM-së, si edhe përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat vitin e ardhshëm do të përkrahen në mënyrë të konsiderueshme dhe me shkallë të rritur për këto sfera në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
“Të gjitha përpjekjet dhe investimet, si dhe vendimi për rritjen e kontributit të ARM-së në operacione paqesore ‘Përkrahja vendosëse’ dhe UNIFIL, janë në drejtim të pritjeve, Republika e Maqedonisë vitin e ardhshëm të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. E shfrytëzoj edhe këtë rast që edhe një herë t’u falënderohem për përkrahjen e tërësishme të Malit të Zi për anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO, e cila vjen si rezultat i miqësisë sonë të gjatë dhe serioze dhe nga interesat e përbashkëta strategjike”, tha kryeministri Zaev.
Ministri malazez i Mbrojtjes Boshkoviq, megjithatë, theksoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është me interes të posaçëm për vendin e tij, dhe se ai sinqerisht pret që Maqedonia të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s.
“Ministri Boshkoviq theksoi se Republika e Malit të Zi është në mision të vazhdueshëm të angazhimit për sa është e mundur pranim më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO, dhe është promotor i realizimit të këtij qëllimi, para së gjithash për shkak të stabilitetit të rajonit dhe të gjitha vendeve në të”, qëndron në kumtesë.
Në takimin me Boshkoviqin, ku kryeministri Zaev u shoqërua nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, u bë fjalë edhe për bashkëpunimin rajonal, me ç’rast është shprehur kënaqësi e posaçme për pjesëmarrje të përbashkët dhe kontributin e dy vendeve në Kartën e Adriatikut.