Shkup, 6 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot pranoi për vizitë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli dhe të porsazgjedhurën ushtruese e detyrës përfaqësuese e Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë, Greçen Birkëll, e cila njëkohësisht është edhe Zëvendës ndihmëse administratore për Evropë dhe Euroazi në këtë agjenci.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev i ka dëshiruar mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm Birkll si u.d. përfaqësues i Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se është i bindur se edhe në periudhën e ardhshme, si edhe deri më tani, USAID-i do ta konfirmojë dhe kultivojë partneritetin e thellë dhe afatgjatë mes popujve të vendit tonë dhe të SHBA-së,pwrcjellw gazeta KOHA.
U.d. përfaqësuesja e Zyrës së USAID-it Birkëll ka theksuar se me të vërtetë është privilegj të takohet me kryeministrin në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe ka shtuar se USAID-i e vazhdon mbështetjen për vendin me strategji dhe programe të reja.
Birkëll ka paralajmëruar organizimin e aktivitetit të koordinuar të donatorëve, për çka ka kërkuar pjesëmarrje të Qeverisë së RM-së që të jetë e përqendruar në dorëzimin e prioriteteve më të rëndësishme të vendit, që të fitohen efekte maksimale nga programet donatore të USAID-it dhe të agjencive të tjera dhe vendeve donatore, me çka ka theksuar se në interes të agjencisë të cilën e përfaqëson është zhvillimi dhe mbështetja e projekteve me partneritet publiko-privat, si koncept i cili i bashkon interesat e qytetarëve dhe bashkësive të tyre, me interesat e institucioneve publike dhe të biznesit privat, theksohet në kumtesë.(koha.mk)