Për punën e trupit koordinues për pajtim, për reforma dhe procesin e integrimit të vendit në BE dhe në NATO, kanë biseduar kryeministri Zoran Zaev, Nikola Todorov dhe Mitko Jançev.
Kryeministri sot në margjinat e forumit rajonal “Promovimi i implementimit të Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë – Politikat e integruara, partneritet gjithëpërfshirës”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se beson se përgjegjësia e shprehur qartë nga ana e Nikola Todorovit dhe kryetarit të komunës Mitko Jançev mund të inkurajoj deputetë të caktuar të cilët e din cili është hapi i drejtë, kurse ende nuk kanë guxim për të bërë këtë hap”.
“Me të vërtetë do të bëj gjithçka për të realizuar këtë proces, kemi konsolidim maksimal në shoqëri në lidhje me këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, ndërsa ato janë amendamentet kushtetuese. Që në fazën e parë kishim proces gjithëpërfshirës. Besoj se edhe kjo fazë, e cila përfundon me seancën plenare, që do të fillojë më 1 dhjetor, do të jetë e tillë, ndërsa sidomos në fazën e fundit, kur do të kaloj debati publik dhe amendamentet përfundimtare do të finalizohen, gjegjësisht amendamente të reja për vet amendamentet”, tha Zaev.
Shprehu bindjen se numri prej 80 deputetë mund të rritet.
“Ai numër prej 80, i cili u mundësua gjatë votimit të parë vlente vetëm për atëherë dhe askush nuk mund të thotë se ai numër do të mbetet i njëjtë. Unë sinqerisht shpresoj se numri do të rritet”, tha Zaev.
Edhe pse janë përjashtuar nga organet e partisë, Zaev beson se ata kanë ndikim në parti dhe pavarësisht ndryshimeve në pozitat ata megjithatë ndihen si pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe prandaj i ka ftuar ata për kafe në Strumicë.
Theksoi se me kënaqësi do të merrte pjesë në Trupin koordinues, duke theksuar se ai është iniciator i procesit të pajtimit.
“Sinqerisht besoj në të. Këtë urrejtje që është paraqitur në shoqërinë tonë, të gjithë së bashku duhet të ndihmojmë ta tejkalojmë, veçanërisht në periudha kur të gjithë kemi një qëllim të përbashkët strategjik, anëtarësimi në NATO dhe në BE”, tha Zaev.