Rritja prej 4,45 për qind e bruto pagesës së TVSH-së në dhjetor të vitit 2020 është dëshmia më flagrante për rritjen e konsumit personal dhe fuqinë ekonomike të qytetarëve, si dhe për rritje të vetë ekonomisë gjatë valës së përforcuar të pandemisë me Kovid-19, konsideron kryeministri Zoran Zaev.
Konsumi personal i qytetarëve, tha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, është pjesa më e madhe e BPV-së në shtet dhe besoj se në të ardhmen do të jetë gjithnjë e më e madhe për shkak të asaj që populli ynë do të jetë më i fuqishëm ekonomikisht.
“Nuk mundet pjesa e të ardhurave në Buxhet të jetë aq e mbushur nëse qytetarët nuk shpenzojnë më shumë mjete. TVSH-ja është tatimi përfundimtar i konsumatorëve, gjegjësisht personave fizik-qytetarëve. Pagesa e tillë e TVSH-së në bruto vlerë edhe pse kthimi është shumë më i madh në çdo muaj nga muajt e krahasuar me vitin 2019 është dëshmi për konsumin e rritur personal. Inkurajoj edhe më tutje që konsumi personal të jetë aktiv, qytetarët të shpenzojnë sepse edhe më tutje shteti do t’i mbështesë, ndërsa presim edhe përforcim serioz të standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes nëse me projeksionet në Buxhet i inkurajojnë qytetarët më shumë të shpenzojnë mjete në vitin 2021.
Në të ardhmen, potencon, presim të na rriten edhe veprimtaritë shërbyese si pjesë e BPV-së, të përforcohet edhe prodhimi vendor dhe prodhimtaria që të rritet BPV-ja në shtet, ndërsa gjithë kjo është e lidhur me standardin ekonomik të qytetarëve prej ku vjen edhe konsumi personal.
“Besoj se menjëherë pas kalimit të krizës do ta shohim sërish trendin pozitiv të bukur të rritjes së pagës minimale dhe mesatare në shtet dhe të ardhurat e tërësishme të qytetatëve”, potencon kryeministri Zaev.