Zaev: Besoj se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje me të cilën dy palët do të jenë të lumtura

31

Shkup, 25 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu besimin se do të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë me të cilën do të jenë të lumtura të dyja palët dhe tha se Bullgaria i mbështet proceset e integrimit evropian të vendit.

“Besoj se ne si kryeministra ashtu edhe ministrat  tanë do të kujdesemi që në fund të fundit të biem dakord dhe të gjejmë një zgjidhje ku të dyja palët do të jenë të lumtura, do të vazhdojmë përmes atyre zgjidhjeve për të promovuar dhe forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve”, tha Zaev.

Ai përsëriti se planifikon të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari si kryeministër në mandatin e tij të dytë.

“Bullgaria është një mik i madh i yni dhe natyrisht që duhet të vendosemi me kujdes dhe në mënyrë miqësore duke pasur parasysh rrethanat, atje qytetarët shprehin pakënaqësi para Parlamentit bullgar dhe qëllimi ynë për t’u takuar është i hapur në varësi të kohës kur krijohen kushtet. Ne nuk duam të shkaktojmë ndonjë situatë të pakëndshme ose nervozizëm sepse ka tema të tjera të hapura tek qytetarët”, tha Zaev.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme, jo më vonë se Procesi i Berlinit, ku ne jemi mikpritës, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në Sofje, do të mund të takohen me Borisov.

“Thash që dua të bëj vizitën time të parë zyrtare në Sofje. Mandatin tim të parë e fillova me vizitën e parë zyrtare në Bullgari, Bullgarinë miqësore dhe vendimet serioze u morën për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu që në frymën e kësaj miqësie, besoj se do të kemi një fillim të mirë në punën e Qeverisë së re. Nënkryetari dhe ministri i Mbrojtjes, Karakaçanov në të gjitha takimet shpreh miqësinë e tij. Besoj se do të kujdesemi për atë miqësi. Miku ynë, populli bullgar është mbështetës i shkëlqyeshëm i së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut,” tha kryeministri Zaev.

Zaev kujtoi se në samitin e Sofjes, Borisov ishte mbështetësi më i fortë i përqendrimit të Evropës në Ballkanin Perëndimor, loboi në Këshillin Evropian për fillimin e negociatave dhe kontribuoi në marrëveshje të tjera në Ballkan. Ai shprehu shpresën se bashkëpunimi ekonomik me Bullgarinë do të thellohet.

“Borisov loboi për të gjitha ato fonde financiare që na vijnë nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga IPA komponentet, si dhe shumë investime që erdhën nga Bullgaria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por mund të jetë shumë më tepër për shkak të bashkëpunimit ekonomik”, tha kryeministri. 

Comments are closed.