Zaev -BERZH: Përforcim i bashkëpunimit në sektorin privat dhe në projektet për partneritet privato publik

Shkup, 6 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me ministrin e Financave, Dragan tevdovski sot ka realizuar takim me delegacionin e lartë të Këshillit të drejtorëve të bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i cili është për vizitë zyrtare në vendin tonë, të udhëhequr nga drejtori i bankës për Holandë, Kinë, Mongoli, Armeni dhe Republikën e Maqedonisë, Frans Uiker dhe drejtoreshën e bankës për Poloni, Bullgari dhe Shqipëri, Violeta Barbicka Lofthaus, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim drejtorët e BERZH-it i kanë transmetuar urimet nga menaxhmenti deri te kryeministrit Zaev dhe qytetarët për suksesin e arritur historik për aderimin e vendit në NATO me nënshkrimin e protokollit aderues për anëtarësim nga ana e vendeve anëtare të Aleancës në selinë në Bruksel. Në këtë drejtim, theksohet, ishte potencuar se me anëtarësimin në NATO, alet më i fuqishëm ushtarak garantohen siguria dhe stabiliteti, përforcohet besimi i investuesve dhe hapen perspektivat ekonomike për zhvillim.
“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është mik i madh i vendit tonë dhe kjo miqësi është konfirmuar që në periudhën e pavarësisë sonë. Takimi i sotëm me delegacionin e Këshillit të drejtorëve të BERZH-it në këtë ditë historike për ne është edhe një konfirmim se në të ardhmen bashkëpunimi do të thellohet dhe BERZH-i me ekspertizën, përvojën dhe mblshtetjen financiare do të na ndihmojë në realizimin e projekteve të cilat do të kontribuojnë për arritjet ekonomike pozitive dhe rezultatet të cilat i presim sivjet”, ka porositur kryeministri Zaev.
Vizitën në Republikën e Maqedonisë së delegacionit të Këshillit të drejtorëve të BERZH-it është në suaza të vizitave periodike të bankës në vendet me të cilat bashkëpunon me qëllim që nga afër të shihen sfidat, progresi i realizimit të reformave dhe të konfirmohen prioritetet e bashkëpunimit të mëtejshëm. Në takim është biseduar edhe për Strategjinë e re të bankës për vendin tonë 2019 – 2023 e cila pritet të miratohet në periudhën e ardhshme dhe në këtë drejtim është theksuar se prioritetet e bankës përputhen në masë të madhe me politikat qeveritare dhe prioritetet për vitin 2019.(koha.mk)