Shkup, 5 korrik – Kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në takimin e sotëm në margjinat e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznanj kanë biseduar për përshpejtimin e dinamikës së finalizimit të punëve të pikës One Stop Shop në vendkalimin kufitar Tabanoc për çfarë do të destinohet edhe një pjesë e grantit në lartësi prej 2,8 milionë euro, nga gjithsej 42,7 milionë eurot që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë në Samitin në Poznanj në suaza të Procesit të Berlinit.
Si prioritete shtesë, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, kryeministrat Zaev dhe Bërnabiq i kanë ndarë edhe projektin për operatorë të autorizuar ekonomik, të cilët Maqedonia e Veriut dhe Serbia i vendosin si vende të para në rajon dhe prej të cilave pritet të lehtësohet shkëmbimi tregtar, si dhe të vendosen standardet më të larta në rajon, komplentar me ata të BE-së, kur bëhet fjalë për rritje të tregtisë në bashkëpunimin rajonal.
Kryetarët e qeverive e përshendetën edhe fillimin e bashkëpunimit dhe në shkëmbim të përvojave në nou-hau në teknologjitë digjitale, prej të cilave vëmendje e veçantë do të kushtohet në bashkëpunimin për shkëmbimin e përvojave në fushën e serviseve digjitalizuese dhe ueb faqeve qeveritare duke pasur parasysh ueb zgjidhjet moderne të cilat i ka Qeveria serbe, dhe të cilat mund t’i përmirësojnë ueb faqet qeveritare që vendet të bëhen edhe më shumë të orientuara ndaj shërbimit të qytetarëve, theksohet në kumtesën nga pres shërbimi qeveritar.