Zaev: Bashkëpunimi me Rusinë nuk nënkupton alternativë për BE-në dhe NATO-n

Shkup, 14 nëntor – Riaktivizimi i Komisionit të përzier ndërqeveritar me Rusinë nuk nënkupton kinse përgjigje ndaj BE-së, por angazhim i vetëm i intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, ka thënë kryeministri Zoran Zaev pas Forumit të sotëm biznesor maqedono- rus në Shkup, njofton KOHA.

Në pyetjen e gazetarëve nëse nuk marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, Kina dhe Rusia mund të jenë opsion, Zaev ka thënë se alternativa e vetme e vendit janë BE dhe NATO.

“Kjo nuk është asnjë porosi. Punojmë në ngritjen e standardit tonë. Duhet të bëjmë gjithçka që jep përfitim për popullit tonë. Besoj se aspiratat e vendit do të plotësohen, por se edhe paralelisht do të arrijmë prosperitet ekonomik”, ka thënë Zaev.

Forumi biznesor maqedono- rus është në kuadër të sesionit të 9-të të Komisionit të përzier ndërqeveritar e cila nesër do të mblidhet në Ohër, ndërsa aktivizohet në pauze prej pesë vjetësh.

Zaev ka thënë se vendimi për mbajtjen e Komisionit ndërqeveritar është dakorduar që në vitin 2017.

“Termini nuk është zgjedhur asnjëherë shkaku i disa porosive ose ngjashëm. E dini, Gjermania, Franca, Holanda të gjithë bashkëpunojnë me Federatën ruse në plan ekonomik dhe kjo absolutisht nuk duhet të nënkuptojë asnjë porosi. Kjo do të thotë se ne punojmë në avancimin e situatave ekonomike në vendin tonë. Potencialet para nesh janë në nivel të lartë të bashkëpunimit ekonomik që deri tani e kemi pasur me Federatën ruse. Gjithçka që sjell përfitim për popullin tonë duhet ta bëjmë. Edhe ne politikanët prej këtu dhe Federatës ruse, edhe nga Brukseli e Londra, edhe nga Uashingtoni dhe kudo, e gjithë bota e bënë këtë. Ne jemi shtet i zhvilluar modern, çdoherë duke përmendur se rruga jonë është integrimi në BE dhe NATO dhe alternativë për këtë nuk ka”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. (koha.mk)