Shkup, 17 dhjetor – Jemi të inkurajuar në përcaktimet e vazhdueshme që të mbahet çështja e zgjerimit lartë në agjendën e BE-së pas Këshillit të tetorit të BE-së. Sinqerisht shpresojmë se ky presion do të jep rezultate dhe se shumë shpejt në periudhën që vijon do të arrijë vendimi për fillim të negociatave për inkuadrim të vendit tonë në BE, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën me kolegun e tij çek, Andrej Babish në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar në Çeki.
Zaev ka vlerësuar se me Çekinë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe ka theksuar se miqësinë në të ardhmen do të vazhdojmë ta forcojmë në ekonomi. Me Çekinë shënojmë 25 vjet nga vënia e marrëdhënieve diplomatike me siç tha Zaev, “bashkëpunimin e arritur progresiv ekonomik”.
“Të forta janë ato lidhje dhe për dy vendet janë detyrim ruajtja dhe thellimi i marrëdhënieve reciproke me dialog politik në nivel të lartë. Çekia është një përkrahësit e vazhdueshëm të integrimit tonë në BE dhe NATO. E vlerësojmë lartë mbështetjen e fortë dhe të zëshme në gjitha nivelet”, ka thënë Zaev dhe ka shtuar se marrëdhëniet miqësore janë të forta edhe në plan shumëpalësh dhe se për vendin është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Republika e Çekisë si kryesues e Grupit të Vishegradit ka organizuar Samit të kryeministrave të vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.
Çekia, bashkë me Austrinë dhe Italinë, siç ka theksuar Zaev, ka qenë vend lider dhe iniciator pas së cilës rreshtohen 15 shtete anëtare të BE-së dhe me letër deri te KE kanë drejtuar tirrje për përmirësim të efikasitetit në procesin e inkuadrimit, në momente kur Maqedonisë së Veriut i nevojitej ndihmë e këtillë. Këto janë vetëm disa nga gjestet e mëdha miqësore të Çekisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Babish, informon Pres shërbimi qeveritar e ka theksuar partneritetin e fuqishëm që vendi jonë e tregoi lidhur me BE-në në vitin 2015 gjatë kohës së krizës së emigrantëve dhe ka theksuar se Çekia do të vazhdojë mbështetjen e aspiratave evropiane për të cilën vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet që të fillojë negociatat, veçmas me marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë.
Zaev e ka theksuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Çekinë të kufirin tonë jugor në monitorimin dhe kontrollin e lëvizjes së emigrantëve dhe mbështetjes së madhe në përballjen me krizën e refugjatëve dhe migrimet me ndihmën e dërguar financiare dhe materiale për MPB-në.
Siç ka thënë Zaev, tani është koha dy vendet t’i përkushtohen bashkëpunimit ekonomik, veçmas në pjesën e forcimit të këmbimit tregtar dhe intensifikimit të investimeve.
Ai ka theksuar se ekziston interes i madh për bursat për arsimin e lartë që i ka ndarë Qeveria e Republikës së Çekisë dhe se rritja e numrit të tyre do të forcojë miqësinë mes dy vendeve.(koha.mk)