Shkup, 1 mars – Që nga pavarësia, Republika e Austrisë është mbështetëse e fuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë bashkëpunimi midis të dyja vendeve gjithnjë e më shumë do të rritet, deklaroi kryeministri Zoran Zaev dje pas përfundimit të vizitës së punës në Austri.
“Kam nder të posaçëm të jem i pranishëm në Vjenë me ftesë të kancelarit të Republikës së Austrisë, Sebastijan Kurc dhe të jem mysafiri i tij special me rastin e mbajtjes së Ballos dhe Operës së njohur vjeneze, ku do të kemi mundësi të shkëlqyer të njoftojmë njerëz të rëndësishëm nga mbarë bota të cilët janë mysafirë në ballon e njohur”, tha Zaev.
Shtoi se kanë shfrytëzuar rastin që të shihen me kancelarin Kurc, i cili vlen për mik të madh të të gjithë Ballkanit, por edhe të Republikës tonë dhe i cili e mbështet integrimin e shtetit edhe në Bashkimin Evropian dhe madje edhe në NATO. “Por, në të gjithë këtë periudhë, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Austria vlen për njërën ndër mbështetëset tona më të mëdha”, theksoi Zaev.
Gjithsesi, siç tha, mbështetjet që viteve të fundit kanë ardhur janë të rëndësishme, për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës deri te reformat në vend dhe tani për atë që po ndodh në pjesën e ekonomisë sepse në një mënyrë jemi të lidhur me kompani nga Austria. Zaev theksoi se kanë shfrytëzuar rastin të bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik sepse për ne tani është shumë me rëndësi.
“Tashmë kemi marrë një ofertë konkrete që do të shqyrtojnë, për kompaninë auustriale dhe hyrjen e saj në investimet në Qendrën Klinike, përmes financimit të lirë nga ana e Austrisë, me grant plotësues, i cili do t’i ulë shpenzimet e përgjithshme për investim në Qendrën Klinike”, theksoi Zaev.
Detajet, siç tha, do t’i marrim me shkrim dhe do t’i shqyrtojmë në shtëpi që të mundemi të konsultohemi me opozitën, me njerëzit profesionistë, me ekspertë. Besoj se kjo do të japë mundësi për procedurë më të shpejtë për vetë realizimin e Qendrës Klinike.
Zaevi dhe Kurci kanë biseduar për Çebrenin dhe Galoshtën, dhe për mundësitë që të bashkohen kompanitë e mëdha energjetike nga Austria si partnerë potencialë në ekzekutimin e projektit madhështor i cili është projektuar në 800 milionë euro.
“Biseduam për bashkëpunimin për investime të reja të huaja që do të vinin drejtpërdrejt nga Austria, por edhe për kompania të cilat janë me kapita të përzier austriak dhe tjetër, që të mund të investojnë në vendin tonë. Por biseduam edhe për të gjithë këtë mbështetje e cila duhet të ndodhë në periudhën para qershorit, për marrjen e datës për negociata, fillimin e negociatave për kapitullin me Bashkimin Evropian”, theksoi Zaev.
Kancelari Kurc, siç theksoi Zaev. është njeri shumë i kuptueshëm. I di të gjitha detajet dhe ka dhënë sugjerime të shkëlqyera miqësore muajve të fundit, të cilat hapa t’i bëjmë, sepse ai beson se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, ndërsa Republika e Maqedonisë së veriut është shembull i shkëlqyer për atë si e ka bërë edhe politikisht pas marrëveshjeve me Bullgarinë dhe me Greqinë, por edhe në pjesën e suksesit të reformave.