Shkup, 23 janar – Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prej sot deri më 25 janar do të jenë pjesë e Forumit të sivjetmë ekonomik botëror në Davos të Zvcirës ku marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të tjerë shtetëror, si dhe liderë të kompanive më të mëdha në botë.
Kryeministri Zaev në forumin në Davos do të realizojë më shumë takime pune dhe takime bilaterale me investitorë potencial, liderë të biznesit dhe bashkëpunëtorë.
Si pjesë të aktiviteteve, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zoran Zaev sot do të realizojë takim me komisarin për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Johanes Han. Takimi është planifikuar të enjten, 24 janar.
Mes takimeve me liderë politikë dhe ekonomik, në agjendën e kryeministrit Zaev janë edhe takime me kryeministrin e Sllovenisë Marjan Sharec, ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Span, me drejtorin ekzekutiv të Guglit si dhe liderë tjerë dhe përfaqësues të lartë të kompanive në panel debatet dhe takimet joformale të cilat do të mbahen në Forumin më të madh ekonomik botërore.
Kryeministri Zaev është i ftuar të merr fjalën edhe në debatin “Krijimi i partneritetit të fuqishëm për rritje ekonomike dhe paqe në Ballkanin Perëndimor”, në forumin “E ardhmja e Aleancës transatlantike” si dhe forume tjera dhe debate për lidhshmëri me botën globale të arkitekturës së ekonomive.
Zëvendës kryeministri Angjushev nga ana tjetër do të ketë më shumë takime me përfaqësues të kompanive të biznesit, ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të merr pjesë në takimin e ministrave të Deklaratës së përbashkët për e-tregti.
Temë boshte në Forumin e sivjetmë ekonomik në Davos e cila çdo vit i tubon liderët më me ndikim botëror është globalizimi 4.0, ku do të diskutohen edhe e ardhmja e ekonomive, rreziqet nga rimëkëmbja ekonomike, e ardhmja e vendeve të punës dhe tema tjera.