Ohër, 4 tetor – SHBA është dëshmuar si mik dhe përkrahës i Maqedonisë së Veriut. Vizita e sotme e sekretarit shtetëror, Majk Pompeo është sinjal i fuqishëm i mbështetjes së SHBA-së për vendin tonë, për integrimet tona euro-atlantike dhe vërtetim se vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Kryeministri Zoran Zaev kështu u deklarua në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin shtetëror amerikan, Majk Pompeo, që u zhvillua në Ohër.
“Maqedonia e Veriut është partner i përkushtuar strategjik i SHBA-së. Populli amerikan është mik i të gjitha popujve që jetojnë në vendin tonë. Kemi arsye politike dhe historike për mirëmbajtjen dhe përforcimin e miqësisë sonë. Një pjesë e tyre janë përpjekjet tona të përbashkëta dhe vlera për siguri, liri dhe prosperitetin demokratik të rajonit, si dhe aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera për paqen mbarë botën. Jemi gati që me një ritëm më të fuqishëm të marrim pjesë në të gjitha iniciativat globale që konfrontohet me dezinformata dhe kërcënime për demokracinë”, tha Zaev.
“Anëtarësimi në NATO është vendim i yni sovran për të cilën ekziston vendim i fuqishëm mbipartiak dhe konsensus ndëretnik. Kjo për neve nënkupton arritjen e një qëllimi historik. Po ashtu është përfitim i madh jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për përforcimin e lirisë dhe prosperitetit demokratik mbarë rajonin”, theksoi Zaevi.
Ai theksoi se deri tani protokollin për anëtarësim në NATO e kanë ratifikuar 22 shtete anëtarë dhe me optimizëm presin që Maqedonia e Veriut në një të afërme të shpejtë të bëhet pjesë e Aleancës.
Dua ta falënderoj SHBA-në për mbështetjen e padyshimtë për anëtarësimin tonë në NATO dhe për pritjen e lajmit të mirë se protokolli do të ratifikohet edhe në SHBA. Ndërkohë ne jemi plotësisht gati t’i pranojmë obligimet tona për anëtarësim. Kemi vullnet të fortë politik që Buxheti i mbrojtjes të jetë dy për qind nga Bruto Prodhimi Vendor dhe kjo të ndodh jo më vonë se vitin 2024, ndoshta edhe më herët. Ato mjete do të shfrytëzohen për modernizimin e Ushtrisë sonë dhe për përforcimin e kapaciteteve dhe mundësive për të kontribuar në NATO”, tha Zaev.
Gjatë takimit me Pompeon, kryeministri Zaev e ka njoftuar atë për reformat e realizuara në drejtim të përforcimit të vlerave demokratike, institucioneve dhe shtetit juridik, përmirësimin e lirive të mediave dhe zhvillimin e procesit inkluziv gjatë miratimit të vendimeve si pjesë e ndërtimit të një shoqërie për të gjithë. Njëkohësisht, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shtet unik në rajon pasi nuk ka çështje të hapura bilaterale me asnjë shtet fqinj dhe se brenda dhjetë ditëve pret edhe datë për fillimin e negociatave me BE-në.
“Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë ishin historike dhe hapa vendimtar për realizimin e qëllimeve tona strategjike – anëtarësimi në NATO dhe BE. Për dhjetë ditë presim një lajm shumë të pritur nga BE – hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Besoj se lajmi i mirë nga Brukseli do të ndikojë pozitivisht në të gjithë rajonin, dhe se do të dërgohet një porosi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës. Kjo do të jetë një shpërblim për progresin drejt reformave dhe zgjidhjen e problemeve të rënda. Po ashtu ky vendim do t’i inkurajoj shtetet tjera që të tregojnë guxim politik për tejkalimin e problemeve tjera”, tha Zaev.
Sipas tij, lajmet e mirë për fillimin e negociatave me BE-në dhe anëtarësim në NATO janë porosi e fortë edhe për të rinjtë që mos të largohen nga vendi, por të qëndrojnë këtu.
“Dua të theksoj se stabiliteti në rajonin e Ballkanit është interes i BE-së, si në aspektin gjeopolitik, ashtu edhe në atë të sigurisë dhe ekonomik. Në këtë kontekst kjo vizitë dhe përkrahje nga SHBA-ja është e rëndësisë së madhe për neve”, tha Zaev.