Zaev: Aksioni për pastrim të jetë nxitje për ngritjen e eko vetëdijes sonë

15

Aksioni i sotëm për pastrim ku do të marrin pjesë të punësuarit e institucioneve shtetërore, le të jetë nxitje për ta ngritur eko vetëdijen tonë dhe bashkërisht ta ruajmë mjedisin e jetesës, porositi kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij në Fejsbuk.

Në publikimin, kryeministri theksoi se do të pastrohet në 20 lokacione në Shkup dhe në lokacione të tjera në shtet dhe se në aksion do të përfshihen rreth 40.000 njerëz.

“Mjedisi i pastër jetësor është i rëndësishëm për secilin nga ne, nëse jemi bashkë dhe të angazhuar, mund ta ruajmë”, ka shkruar Zaevi.

Në aksion do të përfshihen të punësuarit e sektorit publik dhe në këtë mënyrë do të punohet dita jopune e këtij viti, 2 janari.

Në çdo lokacion do të sigurohen ekipe të ndërmarrjeve publike të qytetit, shërbime përkatëse profesionale dhe mjete që do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët do të pastrojnë. Aksioni organizohet në bashkëpunim me shoqatën civile “Mos u bëj mbeturinë”.

Comments are closed.