Shkup, 3 prill – Turqia është vend me të cilën kemi bashkëpunim shumëvjeçar midis ministrive për Mbrojtje dhe midis Armatave të të dyja vendeve. Me rëndësi dhe domethënie të veçantë janë trajnimet e realizuara, logjistikë dhe mbështetje materiale që e përfitojmë nga ky bashkëpunim. Veçanërisht për shkak të ngritjes së standardeve të ushtarëve tanë dhe armatës përkatësisht me standardet e NATO-së, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar. Kryeministri Zaev, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka shprehur falënderim për mbështetje të vazhdueshme dhe të sinqertë të Republikës së Turqisë në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit tonë – anëtarësimi në NATO dhe në BE, raporton gazeta KOHA.
Në takim Zaevi e ka theksuar bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë në përgjithësi me Republikën e Turqisë, e cila është në krye të listës së vendeve me të cilat kemi bashkëpunim më të mirë. Ai veçanërisht ka ndarë planin e bashkëpunimit të çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë dhe politikat për të cilat me Turqinë i ndajmë qasjet e përbashkëta në lidhje me kërcënimet globale të sigurisë.
Ministri Akar në takim, siç njoftoi shërbimi pres qeveritar, e theksoi historinë e gjatë të përbashkët të marrëdhënieve të mira në mes të dyja vendeve dhe shprehu urime për përparimin e vendit tonë në proceset euroatlantike, duke potencuar se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në këto aleanca është vetëm çështje kohe. Ai ka theksuar se Turqia edhe më tutje mbetet partnere e sinqertë dhe e fuqishme.
Ministri i Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Hulusi Akar, më parë realizoi takim me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska.