Shkup, 16 nëntor – Një është e qartë, se Nikolla Gruevski ka ikur me automjet diplomatik të Hungarisë. Është hapur hetim i dyfishtë i cili duhet të konfirmojë se si ka ikur. Sapo të përfundojë hetimi, MPB do t’i tregojë të gjitha detajet, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
E dimë, plotësoi se Gruevski është në Budapest dhe këtu nuk ka dilema. Presim të ekstradohet dhe këtu ta vuajë dënimin me burg.
“I siguroj qytetarët se do të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë Gruevski të ekstradohet dhe ta vuajë dënimin në Maqedoni. Nuk do të ndalemi derisa nuk ndodh ajo. Edhe publikisht e parashtroj pyetjen, nëse Gruevski vullnetarisht u largua nga Maqedonia para se të jepet vërtetimi për dënimin me burg ose ndoshta është rrëmbyer. Pres Gruevski dhe Hungaria të japin përgjigje”, theksoi Zaev, duke u përgjigjjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën për Buxhetin e vitit 2019.
Zemërimi i qytetarëve, plotësoi, me të drejtë është i madh, ndërsa nëse ka përgjegjësi te institucionet, do të mbartet.
Për hetimin, theksoi Zaev, do të informohet edhe BE-ja. Maqedonia pret bashkëpunim nga vendet-anëtare dhe para se gjithash, siç përmendi, respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Sipas Zaevit, Nikolla Gruevski me arratisjen në Hungari e ka pranuar fajin për veprat për të cilat është dënuar dhe akuzuar.