Data për zgjedhjet është punë e kryer, ato do të mbahen më 5 korrik, porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme.
Siç tha Zaev, zgjedhjet e shpejta janë të nevojshme për shkak nevojës së institucioneve funksionale me çka do të mundësohet mbrojtje më e mirë shëndetësore e popullatës.
“Nuk është e përgjegjshme ta lemë shtetin pa kuvend dhe me qeveri teknike, në të cilën opozita është e orientuar në mënyrë restriktive. Nuk ka argumente për masat ekonomike dhe për këtë nuk ka arsyetim për kërkesë për gjendjet të re të jashtëzakonshme”, tha Zaev.