Mbrojtësi argjentinas është bërë me skuadër të re. Vetëm 24 orë pasi u largua nga Manchester City, Pablo Zabaleta ka gjetur skuadrën e tij të re. Argjentinasi ka nënshkruar me West Hamin një kontratë dy-vjeçare, duke u bërë transferimi i parë i ekipit nga Londra. Zabaleta ka qenë pjesë e Cityt për nëntë vite, por trajneri Pep Guardiola ia kishte bërë me dije më herët që nuk bën pjesë më në planet e tij. 32-vjeçari ka shprehur gëzimin që ka mbetur edhe më tutje në Premier Ligë me një skuadër si West Hami.