Shkup, 3 gusht – Qendërmbrojtësin Elvin Yunuszada, i cili ka një përvojë të madhe në ekipet shumë të njohura të kampionatit të Azerbajxhanit, Neftchi Baku, Qarabag, FK Sabail, Sabah FK. Yunuszada ka përvojë të madhe pasi që ka disa paraqitje edhe me përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe do të jetë një përforcim mjaft i madh në mbrojtjen e Shkupit.
Ndryshe, përforcimi tjetër pritet të jetë sulmuesi 24 vjeçar, Dzhamal Dibirgadzhiev, i cili vjen nga kampionati rus, ndërsa karriera e tij ka kaluar nëpër shumë skuadra, ku do të përmendim Chernomorets, Anzhi Makhachkala, Veles Moskoë, ndërsa në Portugali ka luajtur te CD Fatima.
Thuhet se dy futbollistet pritet që të jenë në Shkup në mesjavë, ndërsa ata nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur në ndeshjet e para të sezonit, shkaku i rregullimit të dokumentacionit.
Zbarkon edhe ylli i Gallatasarajit dhe kostrikani Alvarez
Skuadra e FC Shkupi javën e kaluar ka arritur që të nënshkruaj kontratë edhe me dy super-përforcime. I pari është talenti turk Firat Gulu, i cili në portofolin e tij ka bërë paraqitje për kategoritë e të rinjve të gjigantit turk Galatasaray, ndërsa ka edhe pesëdhjetë ndeshje për kombëtaren turke, Firat Gulu. Gulu është vetëm 19 ndërsa më parë ka qenë bartësi i lojës së të rinjve Galatasaray, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai gati një muaj ishte bashkuar më ekipin e FC Shkupit dhe ka qenë me skuadrën edhe në përgatitjet në Ohër, ku ka kënaqur edhe pritshmërinë e trajnerit Muharrem Bajrami, që më pas kryesia e klubit dhe mesfushori me tipare sulmuese kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare.
“U transferova nga Galatasaryi te skuadra e Shkupit dhe së pari falënderoj njerëzit që më dhanë mundësi të jem pjesë e Shkupit, kryesisë dhe trajnerit. Jam i vetëdijshëm se kam ardhur në klub të madh, me një tifo grup të madh. Sigurisht që shpresoj këtë sezon të arrijmë objektivat tona dhe me përkrahjen e ‘Shvercerave’ të arrijmë titullin kampion”, ka thënë për faqen tonë zyrtare Gulu.
Derisa, përforcimi tjetër vjen nga Kostarika dhe ai do të jetë Freddy Alvarez. 25 vjeçari do të jetë futbollisti i parë nga Kostarika që ka luajtur në elitën e futbollit vendor të Maqedonisë së Veriut. Ai javën e kaluar ka arritur në Shkup dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga Çairi me mundësi për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër. Alvarez te FC Shkupi vjen nga ekipi ADR Jicaral që garon në Primera Division të Kosta Rikës, ndërsa është një nga mesfushorët më të mirë të kampionat kostarikan që këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar 8 gola, duke shtuar edhe 5 asistime. Alvarez deri më tani ka luajtur në shumë skuadra vendore edhe atë karriera e tij e tëra është në Primera Division,ku ka luajtur me Herediano, Alajuelense, Alajuelense, Dep. Municipal (Peru Primera Division), Universitarios, Saprisa dhe CS Uruguay. Në total në Primera Division dhe Peru ka 199 ndeshje, duke regjistruar edhe 26 gola. Mesfushori kostarikan gjithashtu ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të shtetit të tij me gjeneratat U20, U21 dhe U23.
Bajrami filloi përgatitjet për ndeshjen kundër Shkëndijës
Skuadra e FC Shkupit pas ndeshjes së fundit kontrolluese, të zhvilluar me 30 korrik, kanë shfrytëzuar dy ditë pushim me rastin e festës së Bajramit, dhe tani më prej të shtunës u janë kthyer përgatitjeve për ndeshjen e parë sezonale. Trajneri Muharrem Bajrami në përgjithësi në këtë fazë të përgatitjeve ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët, të cilët kanë treguar një disiplinë dhe angazhim të madh që kampionatin ta fillojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me ekipin është njoftuar edhe futbollisti nga Kosta Rika, Freddy Alvarez. Gjithashtu gëzon fakti që deri më sot ekipi nuk ka pasur asnjë futbollist të lënduar. Skuadra e Shkupit tani më çdo ditë do të kryejë nga një seancë stërvitore, kur të dielën do të fillojë kampionati i ri i Ligës së Parë, ndërsa për kundërshtarë kemi ekipin e Shkëndijës së Tetovës.