Media sociale Youtube mund të humb 690 milionë në të ardhura, si rezultat i shumë kontratave ndërkombëtare të suspenduara në video-platformën e Google-s. Më shumë se 250 kompani, përfshirë ato si Verizon, Johnson & Johnson dhe HSBC tashmë i kanë suspenduar kontratat e tyre me Google, shkruan The Independent. Këto suspendime kontratash kanë ardhur pasi që këto kompani të mëdha e kanë akuzuar gjigantin e teknologjisë, se po lejon shfaqjen e reklamave të tyre afër videove me përmbajtje kontradiktore në Youtube. Në një shënim të publikuar të hënën, analistët në Nomura Instinet thanë se lista e atyre që kanë ndaluar në reklamimin e produktit të tyre në Youtube, përfshin edhe 5 nga top 20 reklamuesit amerikanë si: Walmart, Verizon, Johnson & Johnson, AT&T, General Motors. Bashkë këto kompani përfaqësojnë 7.5% të tregut amerikan të reklamave, andaj kjo do të nënkuptonte një humbje të madhe për krerët e Youtube-s.