Brazili, 22 korrik – Video platforma Jutjub sot i hoqi videot e presidentit brazilian Zhair Bolsonaro për shkak të përhapjes së dezinformatave për Kovid-19.
Në kumtesën e Jutjubit theksohet se vendimi është marrë “pas rishikimit të kujdesshëm” dhe pa u marrë parasysh funksioni dhe ideologjia politike të Bolsonaros.
Presidenti i Brazilit është kritikuar për shkak të reklamimit të ilaçeve të paprovuara, përhapje të dyshimit për vaksinën kundër Kovid-19 dhe shmangia e mbajtjes së maskës.
Kabineti i Bolsonaros ende nuk e ka komentuar vendimin e Jutjubit.
Rrjetet sociale Tuiter dhe Fejsbuk vitin e kaluar e hoqën video regjistrimet e Bolsonaros për shkak të shkeljes së kushteve për përdorim, pasi ai u kundërshtua në rekomandimet e ekspertëve për shëndet publik.
Bolsonaro në Jutjub i publikon videot e tij javore në të cilat ai i fton ministrat, shtron pyetje dhe flet për miqtë e tij.
Gjatë bisedimeve, të cilat gjithashtu paraqiten në profilin e tij në Fejsbuk, ai rregullisht ngre dyshime për seriozitetin e virusit dhe masat kufizuese.