Ashley Young thotë se Interi mbetet në garë për titullin e Serie A, përkundër humbjes nga Lazio (2-1) dhe zhvendosjes në vend të tretë në tabelë. Mbrojtësi anglez shënoi golin e parë për zikaltrit në Stadio Olimpico, mirëpo vendasit u rikthyen me dy gola për ta përmbysur rezultatin duke e fituar ndeshjen në tërësi. Në këtë mënyrë, Juventusi qëndron lider me 57 pikë, i ndjekur nga Lazio me 56 dhe më pas Interi me 54 pikë.