Valencia, që shihet një ndër skuadrat për të siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, ka barazuar në udhëtim te Young Boys, 1-1. Ky rezultat i konvenon më së shumti Manchester Unitedit dhe Juventusit, që pavarësisht si kryhet sfida në “Old Trafford”, Valencia mbetet e parafundit në tabelë në Grupin H me vetëm dy pikë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e ish-sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 26-të. Barazoi gjithçka Guillaume Hoarau në minutën e 55’ nga pika e bardhë, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit, 1-1.
https://www.youtube.com/watch?v=_xeByFykEMo