Një lojtar i njohur i ragbit ishte shumë afër të humbte dorën, gjatë një vizite në një kopsht të kafshëve të egra në Afrikën e Jugut. Scott Baldwin thotë se është me fat që i ka të dy duart, pasi u kafshua nga një luan. Aie futi dorën ndërmjet grilave dhe filloi ta përkëdhelte luanin, por ku në një moment e ngriti kokën e dhe e kafshoi në dorë.
“Kur e sheh videon duket se ndodhi shpejt, por për mua ishte sikur të zgjaste një letë të rërë, më dukej sikur po ia shihja shpirtin e tij”, ka thënë Baldwin, transmeton GazetaMetro.net
“Më kanë thënë që mund ta kisha humbur dorën, duhej ti nën shtrohesha 4 operacioneve dhe i humba tri ndeshje dhe gjithçka për fajin tim. Në një moment më thanë se duhej ti nënshtrohesha operacionit plastik, dhe se mund të humbja dorën”, u shpreh ai.