Ka dy ditë tashmë që bota mbarë është shokuar nga sulmi katastrofik terrorist që ka ndodhur në Zelandë të re. Deri më tani raportohet për 50-të viktima, derisa numri i tyre mund të rritet, për shkak se ende ka të plagosur, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta Koha. E padyshim se ngjarja e rëndë ka prekur edhe botën e sportit.
Njëri nga viktimat është edhe ylli i kombëtares së Zelandës në futsall, Atta Elayyan. Portieri ishte duke kryer lutjet e tij në ‘Masjid Al Noor Mosque’, para se të qëllohej për vdekje. Elayyan ishte 33 vjeçar, derisa kishte paraqitje të shumta me kombëtaren.