Ander Herrera është lojtari më i ri i PSG dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur për katër sezone me klubin francez, deri më 2023. Ai do të mbërrijë në Paris si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United të skadojë më 30 qershor.
Herrera do të fitojë 32 milionë euro në këto katër vite, pra rreth tetë milionë euro në sezon dhe do të bëhet spanjolli i shtatë që do të veshë fanellën e PSG. Mesfushori do të zëvendësojë Adrien Rabiot, i cili do të largohet me parametra zero nga PSG në fund të sezonit.