Luftëtarja e UFC-së, Paige VanZant ka zbuluar se përfiton më shumë para duke postuar fotografi në rrjetin social “Instagram” se sa duke e rrezikuar shëndetin e saj në ring, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta KOHA. 25-vjeçarja ka kritikuar organizatorët e sportit për shkak të mungesës së barazisë në paga mes meshkujve dhe femrave.
VonZant, që ka 2.2 milionë ndjekës në rrjetin social të saj, ka fituar 8 nga 12 meçet e saj në Artet e Përziera Marciale. “Unë bëj më shumë para duke u ulur në shtëpi, duke postuar fotografi në ‘Instagram’ se sa që bëj duke luftuar”, deklaroi ajo.