Khabibi ngjall frikën e njëjtë te kundërshtarët e tij. Luftëtari 31-vjeçar është bërë një nga fytyrat më të njohura të sportit. Kështu ai nuk është një kundërshtar shumë i popullarizuar për të tjerët. Ata që e sfidojnë, shpejt mësojnë se kanë qenë gabim që kanë hyrë në kafazin e luftërave me kampionin e peshës së lehtë
Kur Khabib Nurmagomedov bëri bujë nëpër botë pas rrahjes masive që pasoi fitoren e tij dominuese në arenë ndaj Conor McGregorit, pak kanë qenë në dijeni se sjellja e tij ka shfaqur shpirtin e një legjende të Dagestanit. Imam Shamili kishte pushtuar zemrat dhe mendjen e njerëzve në Dagestan gjatë Luftës Murad në vitin 1832, kur kërceu nga një vargmal për në territorin e armikut për të sulmuar pushtuesit rusë. Derisa Khabib kaloi natën në çeli të policisë në Las Vegas për trazirat që shkaktoi, Shamili shpëtoi me një plagë në gjoks. Ka diçka kurioze për Dagestanin, ku luftimi është në kodin gjenetik të banorëve.
Emri i vendit të kampionit të peshës së lehtë në UFC, përkthehet si “Vendi i Maleve”, ndërsa nofka e luftëtarit kampion është “Shqiponja”. Dagestani është bërë vend ku zhvillohen mundësit më të mirë në botë, që më pas bëhen kampionë olimpikë. Mos bëni gabime, dhuna nuk është e kufizuar vetëm në palestrat e mundjes në Dagestan.
Në vitin 2011, ky regjion rus ishte quajtur “vendi më i rrezikshëm në Evropë” për shkak të sulmeve me bomba, storieve për tortura dhe të shtëna me armë mes policisë dhe militantëve. Jo një përshkrim i popullarizuar për zyrën e turizmit të këtij vendi. Khabibi ngjall frikën e njëjtë te kundërshtarët e tij. Luftëtari 31-vjeçar është bërë një nga fytyrat më të njohura të sportit. Kështu ai nuk është një kundërshtar shumë i popullarizuar për të tjerët. Ata që e sfidojnë, shpejt mësojnë se kanë qenë gabim që kanë hyrë në kafazin e luftërave me kampionin e peshës së lehtë. Mund të pyesni Conor McGregorin për këtë. Mirëpo, Khabibi si njeri mbetet një enigmë.
Anglishtja jo e mirë e Khabibit nënkupton se ai jep pak intervista për media, derisa qasja ndaj kampionit të peshës së lehtë, edhe në Dagestan është e limituar. Për të kuptuar më mirë se si ylli me 28 luftëra të fituara nga po aq të zhvilluara është bërë njeriu që është sot, “Sportsmail” ka bërë bashkë copëzat e stories së Khabib Nurmagomedovit. Për të kuptuar Khabib Nurmagomedovin, duhet kuptuar babai i tij Abdulmanapi. Ai është “trajner i nderuar i Rusisë”, titull që e ka marrë për arritjet në stërvitje dhe duke udhëhequr legjionin e luftëtarëve të klasit botëror.