Para ndeshjes mes Juventusit dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve sonte në Torino, qendërmbrojtësi Medhi Benatia i ka bërë thirrje Paul Pogbas të kthehet në Juve.
Mesfushori i Unitedit Pogba shkroi në Instagram për kthimin e tij emocional në Torino për t’u përballur me ish-skuadrën, me mbrojtësin e Juventusit Benatian që ia la një koment duke i bërë thirrje t’i bashkohet sërish klubit.
“Pogback [kthimi] emocional në Torino”, shkroi Pogba duke iu referuar hashtagut që Unitedi e pati përdorur në kohën e kthimit të francezit në vitin 2016 dhe udhëtimit të “Djajve të kuq” në Juve në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, për francezin është spekuluar se do të kthehet të “Bardhezinjtë” dhe Benatia i bëri koment atij duke i thënë: “Kthehu në shtëpi, vëlla”.
25-vjeçari tashmë është përballur me Juventusin këtë sezon por ishte në anën e humbësve pasi Unitedi u mposht 1-0 në “Old Trafford”.