Ylli i “Harry Potter” tërhiqet nga aktrimi, zbulohet arsyeja

47

Emma Watson raportohet se ka hequr dorë nga aktrimi dhe po tërhiqet nga jeta publike.

Dailyy Mail shkruan se 30-vjeçarja do të sakrifikojë karrierën, për t’u përqendruar tek marrëdhënia me të fejuarin, Leo Robinton. Një burim i afërt pranë saj është shprehur se ylli i “Harry Potter” po qëndron me të fejuarin, me të cilin dëshiron të krijojë një familje.

Agjenti i saj konfirmoi gjithashtu se aktorja nuk po angazhohet në projekte të reja.

Pauza vjen pas përfundimit të filmit të saj të fundit “Little Women”. Fansat e saj janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e saj për t’u tërhequr nga aktrimin në këtë periudhë. “Emma Watson na ka dhënë disa nga rolet më ikonike“, shkroi një përdoruese e Twitter.