Yannic Bolasie pa përshkuar një rrugë të gjatë deri sa ka mbërritur në Premier League, duke e filluar karrierën e tij te Hillingdon Borough – një vend që ai nuk e ka harruar kurrsesi. Ekipi amator kërcënoi me tërheqje nga kampionati pas problemeve jashtë fushe. Në një mesazh të postuar në Twitter, klubi shkruan: “Mund të konfirmoj se Hillingdon borough janë tërhequr nga kampionati. Një ditë e zymtë kur sheh një klub historik të tërhiqet nga futbolli. Por kur i ke duart e lidhura dhe trajtohesh në këtë mënyrë, nuk mund të bëjmë tjetër gjë.” Por ylli i Everton, i cili momentalisht po vuan një dëmtim pasi tërhoqi ligamentin, ka dalë si shpëtimtar për të treguar vlerësimin që ka për klubin e fëmijërisë duke i ndihmuar të shpëtojnë nga kjo situatë.
Nuk është e qartë se çfarë ka qenë gjesti, megjithëse klubi u prononcua më vonë në Twitter: “Falënderime të mëdha për Yannick Bolasie për ndihmën që i dha këtij klubi historik.” Duke folur për anglezen Mirror, pronarja e klubit Dee Dhand thotë: “Kur Bolasie dëgjoi lajmin ai na kontaktoi duke na ofruar mbështetje morale. Ai gjithmonë mendon për ne dhe ka shumë respekt për këtë klub. Ai donte të dinte se çfarë po ndodhte dhe si mund të na ndihmonte. Por nuk është një çështje financiare. Ne kemi staumin në pronësi dhe gjenerojmë para nga ai. Thjesht mendojmë se nuk ka mbështetje për klubin dhe klubet amatore në përgjithësi.” Kur ishte i ri Bolasie ka luajtur për Hillingdon Borough, ku fitonte një hamburger për çdo gol të shënuar pasi klubi nuk kishte para ta paguante.