David Silva është shpallur “Futbollisti spanjoll më i mirë në historinë e Premier League”. Një vlerësim ky i akorduar si rezultat i votimit të publikut të realizuar nga BBC përmes një sondazhi publik. Mesfushori i Manchester City ka marrë 37% të votave, për të triumfuar bindshëm ndaj dy rivalëve të tij që e pasojnë në podium, Xabi Alonso i votuar nga 14% e publikut dhe Cesc Fabregas në vend të tretë me 13% të votave. Silva ka patur një rol kryesor në periudhën më të suksesshme të Manchester City në histori, duke u aktivizuar në 349 ndeshje me “Qytetarët” dhe fituar 7 trofe madhorë që nga transferimi i tij në Etihad nga Valencia në vitin 2010.
Trofeu i kampionit në Premier League i fituar sezonin e kaluar te Manchester City ishte shumë emocional për Silva, për shkak të gjëndjes së rënduar emocionale që po përjetonte futbollisti spanjoll, ndikuar nga jeta e tij personale. Djali i tij lindi premature në dhjetor të vitit 2017 dhe kaloi 5 muajt pauses në spital, përpara se të lejohej të shkonte në shtëpi në maj, të njëjtin muaj kur City preku me duar trofeun e titullit kampion në Premier League. Pikërisht pas asaj spanjolli 32-vjeçar rrëfeu se futbolli ishte gjëja e vetme që i mundësonte atij të largonte mendjen nga problemet shëndetësore të djalit, Mateo përgjatë fazës së dytë të kampioantit.