Ylli i Bayernit rrezikon të qëndrojë 9 muaj larg fushave

0

Bayern Munich ka fituar 3-1 ndeshjen e luajtur sot me Bayer Leverkusen, por rrezikon të humbasë për 9 muaj francezin Corentin Tolisso. Lojtari është dëmtuar në fundin e pjesës së parë pas një përplasje me Kevin Volland. Në vendin e tij është aktivizuar James Rodriguez, i cili ka shënuar golin e tretë të bavarezëve. Ka qenë vetë klubi bavarez që ka lajmëruar në profilin zyrtar në Tëitter se francezi mund të ketë pësuar një dëmtim serioz në ligamentet e përparme të gjurit. Nëse kjo do të jetë edhe diagnoza zyrtare, atëherë futbollisti rrezikon të qëndrojë larg fushave për nëntë muaj ose për një vit.

Comments are closed.