Arturo Vidal është i hapur t’i për të shkuar tek Inter në janar, sipas TMW, por një marrëveshje duhet të arrihet me Bayern. Padyshim që nuk është hera e parë që lojtari i përfaqësueses kiliane është përfolur për një rikthim në Serie A, ku ka luajtur me Juventus në 2011 deri në 2015.
Tuttomercatoweb raporton se largimi i Carlo Ancelotti-t dhe dëshira për një sfidë të re kanë çuar Vidal drejt largimit, mbase që në janar. 30-vjeçarit me sa duket i është dhënë OK për largimin, por Inter tani duhet të negociojë me Bayern Munich për një marrëveshje me huazim me një opsion blerje. Kontrata e tij përfundon në qershor të 2019.