Havier Maskerano i ka thënë drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të largohet dhe të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-futbollisti i Uest Hemit dhe Liverpulit kishte gjithashtu mundësinë e zgjedhjes mes Kinës dhe Katarit, për atë që parashikohet të jetë një pagesë shumë e lartë. Por, 33-vjeçari shpreson të transferohet në Amerikë, te MLS, kur të përfundojë këtë sezon me Barcelonën, të paktën sipas raportimeve të “Sport”, subjektit informative pranë klubit katalanas.
Futbollisti argjentinas, i cili mund të luajë shumë mirë në mbrojtje ose në mesfushë, këtë sezon nuk është më titullar i padiskutueshëm. Cekim, Maskerano u transferua te Barcelona në vitin 2010, duke regjistruar 330 ndeshje dhe koleksionuar 17 trofe, mes të cilave katër tituj kampion në La Liga, katër “Kupa të Mbretit” dhe dy Çampions Ligë.