Lojtari i Atletico Madrid Filipe Luis është një nga ata lojtarë që janë përmirësuar me kalimin e viteve, dhe shkak për këtë sipas vetë lojtarit ka qenë jeta e tij e natës kur ka qenë më i ri. Braziliani që filloi karrierën në vendlindje te Figueirense, udhëtoi në Evropë dhe luajti te Ajax dhe Real Madrid Castilla përpara se të gjente hapësirat e nevojshme te Deportivo La Coruna në fillimet e 20-ave.
“Kam pasur periudhën kur dilja natën dhe pija më shumë se sa duhej. Fatmirësisht, ishte babai im ai që më futi në rrugën e duhur,” shprehet Luis për El Mundo. Tani, Luis pretendon se është një nga futbollistët më seriozë dhe profesionistë të kohëve tona, por ai nuk mund ta thotë të njëjtën gjë për të gjithë që janë pjesë e këtij profesioni.