Mbrojtësi i Francës dhe i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, i ka reaguar në mënyrë epike presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpit, duke ia kujtuar liderit amerikan suksesin e fundit të vendit të tij në Kupën e Botës në Rusi. Presidenti Trump dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, janë në luftë fjalësh kohët e fundit. Lideri francez e qortoi homologun e tij amerikan gjatë një fjalimi duke e dënuar nacionalizmin të dielën gjatë vizitës së Trumpit në Francë.
Por, Trump, një njeri që nuk zmbrapset nga sfidat, i reagoi Macronit të martën në rrjetet sociale.
“Problemi është se Emmanuel vuan nga popullariteti shumë i ulët në Francë, vetëm 26%, si dhe nga shkalla e papunësisë prej 10%”, shkroi Trump, popullariteti i të cilit në Francë është vetëm 9 për qind. Ai thjesht u përpoq të dilte në një temë tjetër. Meqë ra fjala, nuk ka komb më nacionalist se Franca, popull shumë krenar, edhe janë me plot të drejtë”, shtoi ai.
24-vjeçari, i cili ishte pjesë e ekipit kombëtar të Francës që e fitoi Kupën e Botës në Rusi, iu përgjigj Trumpit, duke shkruar: “Mos u brengos, vëlla”, duke ia bashkangjitur postimit dy yje, që përfaqësojnë dy titujt e kampionit të Botës.