Danimarka do të luajë kundër Kosovës nesër mbrëma me fillim nga ora 19:00 në stadiumin Fadil Vokrri, derisa sot Andreas Christensen befasoi një tifoz kosovar të Chelseat duke ia nënshkruar atij fanellën e klubit londinez
Yjet e Danimarkës zbarkuan në stadiumin Fadil Vokrri për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Kosovën, raporton Periskopi, përcjel gazeta Koha.
Futbollistët si Christian Eriksen, Andreas Christensen, Lasse Schone, Kasper Schmeichel e Kasper Dolberg ishin të prezent në stërvitjen e Danimarkës.Një tifoz kosovar i Chelseat, që sot feston ditëlindjen mori dhuratën më të mirë të mundshme.
Andreas Christensen ia nënshkroi fanellën e Chelseat tifozit kosovar, i cili nuk hezitoi që t’i tregonte atij së është një tifoz i klubit londinez. Në videon e mëposhtme mund ta shihni yllin e Chelseat, duke nënshkruar fanellën e tifozit kosovar.
https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2019/03/video-1553104363.mp4?_=1