Kristiano Ronaldo (Portugali)
Ronaldo po kalon një nga momentet më të këqija që kur erdhi në Madrid dhe mund të numërojë ditët e tij në këtë klub. Vetëm katër gola deri më tani në La Liga, diçka më të mirë në Çampions, por larg nga niveli më i mirë i tij. Në kombëtaren luzitane ai mbetet lider i padiskutueshëm.
Messi (Argjentinë)
Golashënuesi më i mirë i La Liga-s së Spanjës me 17 gola, mban një nivel shumë të lartë. Konsiderohet nga shumë prej njerëzve të futbollit si më i madhi i këtij sporti, ndërsa kryeson me Barcelonën në mënyrë të padiskutueshme në Spanjë. Ai, gjithashtu, udhëhoqi “Albiceleste” drejt fazës finale të Kupës së Botës. Rusia po e pret me krahë hapur.
Kin (Angli)
I jashtëzakonshëm edhe një herë, 20 gola në Premier Ligë dhe pa dyshim një nga sulmuesit më premtues në Evropë. Në gojën e të gjithëve dhe në portofolin e klubeve më të mëdha, ai do të mbërrijë në Rusi me “posterin” e yllit të madh të botës.
Hames (Kolumbi)
Shumë i përmirësuar që prej largimit nga Real Madridit për te Bajern Munih, me Hejnkes që e ka pikë referimi, sepse po shkëlqen. Hames e tregoi veten kundër Leverkusenit me një asistim dhe një gol të shkëlqyer. Kolumbia ka nevojë për atë në nivelin më të lartë dhe duket se Hames Rodrigues mund ta arrijë kulmin e vet sportiv në rrugën drejt Rusisë.
Luis Suarez (Uruguai)
Ai kishte një start të keq, por përsëri ka kapur “shpejtësinë e lundrimit” dhe tashmë ka 13 gola në Ligën Spanjolle. Konkurrues si gjithmonë, në Rusi do të përpiqet të tregojë vlerën e vet përsëri. Ai, gjithashtu, ka llogarinë e pritshme të kafshimit të tij në “Brazil 2014”.
Grizmann (Francë)
Poshtë performancës së tij të zakonshme dhe me shumë zëra kritikë tek Atletiko Madrid, që do ta shihnin edhe të larguar të mundshëm nga klubi. Ai duhet të jetë ylli i Francës në Kupën e Botës, ashtu siç ishte në Kampionatin Evropian, por po bën një sezon shumë më të keq se më parë.
Nejmar (Brazil)
Ai rrezikoi duke e lënë Barcelonën për PSG verën e kaluar, por duket se basti i tij ka shkuar mirë. Braziliani ka shënuar 11 gola në Ligue 1 dhe 6 gola në Ligën e Kampionëve. Formon një “trident” luksoz me Kavani dhe Mbappe, si në kombëtaren e tij me Koutinjo dhe Gabriel Jesus.
Kroos (Gjermani)
Në mes të polemikave për deklaratat e tij pas ndeshjes kundër Vilarrealit, në të cilën praktikisht Real Madridi e humbi La Liga-n. Gjëja evidente është se sezoni i tij, si ai i Modriç, është shumë nën të mëparshmit. Gjermanisë i nevojitet 100% në formë.
Çiçarito (Meksikë)
Ai nuk luan në Uest Hem dhe klubi i Londrës po kërkon një rrugëdalje. Ardhja e Mojes te “çekiçët” i ka mbyllur plotësisht dyert e pronësisë dhe ai ka nevojë për minuta. Nuk është aspak e qartë që, nëse vazhdon kështu, do të jetë lider i Meksikës në Rusi.
Hazard (Belgjikë)
Ai është duke kaluar kohën më të mirë te Çellsi, por vëren se me të tijtë është ende mjaft larg nga Mançester Siti në klasifikimin e Premier Ligës. Tashmë flitet për një interes të Real Madridit për të, diçka që me siguri do të intensifikohet në Kupën e Botës, me Hazardin si yllin e belgëve.