Yjet e Manchester United, Alexis Sanchez, Fred, Rashford, Matiç, Lukaku, Pereira, Herrera, Mata dhe Lingard kanë lumturuar një tifoz të sëmurë, që po i priste jashtë kompleksit Carrington ku stërviten. Lojtarët e “Djajve të kuq”, realizuan foto me tifozin 29-vjeçar që vuante nga paraliza cerebrale. Pjesa më e madhe e lojtarëve dhe stafit drejtues të ekipit iu afrua dhe bëri foto me të, për ta lumturuar atë, duke ia bërë ditën më të bukur. Braziliani Fred, që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Wolves në fundjavë, i dhuroi një buzëqeshje të shndritshme fansit, me të cilin realizoi disa foto. Pavarësisht se nuk e kanë nisur sezonin edhe aq mbarë, lojtarët u panë të qetë dhe në harmoni me njëri – tjetrin para seancës stërvitore. Ky është detaj shumë i rëndësishëm për grupin e trajnerit Jose Mourinho. United do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Derby Country në kuadër të Football League Cup. Më 29 shtator udhëton drejt Londrës, ku do të përballet me Ëest Ham United në kuadër të javës së shtatë të Premier League. Direkt pas këtij takimi, fillon përgatitjet për ndeshjen e radhës në Champions League. Pas fitores 3-0 ndaj Young Boys, pret Valencian në “Old Trafford”.