Yjet e botës së sportit janë bashkuar për të marrë pjesë në reklamën e re epike të “Beats” nga Dr. Dre. Kampionëve si LeBron James, Serena Williams, Connor McGregor, Kevin Durant, Tom Brady, Simone Biles dhe Michael Phelps i janë bashkuar edhe yjet e botës së futbollit. Kjo reklamë ka bashkuar 23 nga atletët më të mirë në qarkullim, të cilët përfaqësojnë 11 kombe të ndryshëm dhe 12 sporte të ndryshëm. Kevin De Bruyne, Thierry Henry, Eden Hazard, Antoine Griezmann, Diego Costa, Cesc Fabregas, Antonio Conte, Cesar Azpilicueta, Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben dhe Antonio Conte janë të gjithë të pranishëm. Kolona zanore e kësaj reklame është “Seven Nation Army” i “White Stripes”, që është kthyer në kolonë zanore për pothuajse çdo sport. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.