Yjet e Premierligës Luke Shaw, Bojan Krkic dhe Adnan Januzaj kanë shkuar në Dubai. Që të tre u fotografuan të veshur me mantele të bardha, përderisa u fotografuan në qytetin më të madh të Emirateve të dielën. Fotografitë u shpërndanë nga përdoruesi i Instagram Ahmed El-Saraf, transmeton Gazeta Express. Januzaj më vonë postoi një foto të tij duke qëndruar mbi një motoçikletë me katër rrota në shkretëtira, me një helmetë dhe syze në kokë.