Shkup, 6 qershor – Grupet e njohura të rokut Teksas, Morçiba dhe atraksioni francez Nuvel Bаг (Nouvelle Vague) dhe duoja Aksuel en Ingroso (Axwell & Ingrosso) dhe Alan Uoker (Alan Walker) në pjesën e muzikës elektronike jynë yjet kryesorë[ të edicionit të tretë të Shkup Koling 2018 q[ë do të mbahet nga 21 e deri më 24 qershor në Shkup.
Festivalin, në stadiumin e ARM-së, do ta hapin Aksvel en Ingroso, natën e dytë më 22 qershor paraqiten Morçiba dhe Nuvel Vag. Më 23 qershor është rezervuar për adhuruesit e muzikës rok, të njërit nga grupet më të mëdha britanike të të gjitha kohërave-TEXAS, që për herë të parë vijnë në rajon. Për herë të parë në koncert të madh në ambient të hapur në Shkup do të mund ta shohim edhe Darko Rundek me grupin e tij në spektaklin e festivalit katërditor më 24 qershor do ta mbyllë yllin e madh të fundit të muzikës elektronike, Alab Uoker.
Ky është viti i tretë i festivalit Shkup Koling. Vitin e parë mes yjeve të cilët i solli festivali ishte Davis Geta, vitin e kaluar Martin Gariks. Festivali mundëson edhe paraqitjen e DJ vendor si mbështetje e yjeve të festivalit.