Edhe pse ka pasur momente të vështira, siç ishin edhe ngjarjet e dhunshme në parlament në prill, që tashmë janë tejkaluar dhe pavarësisht vonesave e pasigurisë, tani Maqedonia ka një qeveri dhe kjo është një hap shumë pozitiv. Ndoshta ky është një shembull pozitiv për pjesën tjetër të rajonit, se si vështirësitë dhe kriza politike mund të tejkalohen me vullnet politik.
Këtë në intervistën për redaksinë boshnjake të Zërit të Amerikës e ka thënë Hoyt Yee, zëvendës ndihmës sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, i pyetur rreth qeverisë së re në Maqedoni ka thënë se vendimi i predisentit Ivanov që t’ia ndajë mandatin Zaevit, ishte “një tregues se demokracia në Maqedoni është e qëndrueshme dhe e fortë”. Yee thotë se pret nga qeveria e re që të jetë partner me bashkësinë ndërkombëtare, BE-në dhe SHBA-në, vende këto partnere shumëvjeçare të Maqedonise, që bashkërisht të zbatojnë reformat për t’i tejkaluar barierat. Për t’i zgjidhur problemet me fqinjtë, duke përfshirë edhe Greqinë. Qëllimi është që të arrihet një marrëveshje e cila do ti zhbllokojë rrugët e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike, ka thënë Hoyt Yee.